LAJMI I FUNDIT:

Shpjegim: Gjërat që dihen deri më tani për shpërthimet afër autobusit të BVB-së

Shpjegim: Gjërat që dihen deri më tani për shpërthimet afër autobusit të BVB-së

Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monacos është anuluar pasi rrugës për stadium afër autobusit të skuadrës kanë ndodhur tri shpërthime.

Nga këto shpërthime është lënduar Marc Bartra, i cili është dërguar në spital, kurse lojtarët tjerë kanë marrë lëndime të vogla dhe sipërfaqësore nga xhamat e thyer.


Ky është lojtari që shoqëroi Bartan në ambulancë rrugës për spital (Foto)
Lexo po ashtu Ky është lojtari që shoqëroi Bartan në ambulancë rrugës për spital (Foto)

Për ata që nuk kanë arritur të jenë të informuar për këtë ngjarje nga fillimi, këto janë gjërat që dihen deri më tani:

1. Tri eksplodime kanë ndodhur në rrugë teksa autobusi i Dortmundit ishte rrugës për stadium.

2. Disa dritare të autobusit janë thyer nga të cilat është lënduar edhe dora e Batras.

3. Bartra do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike pasi spanjolli ka pasur një frakturë dhe në dorë i ka mbetur një copëz e mjetit shpërthyes.

4. Policia ka bërë të ditur se kanë gjetur një letër në afërsi të skenës së krimit dhe po përpiqen që ta vërtetojnë përmbajtjen e saj, të cilën nuk e kanë bërë publike.

5. Nuk ka raportime për lëndime tjera.

6. Ndeshja do të luhet nesër (e mërkurë) nga ora 18:45. /Telegrafi/

Tri shpërthime afër autobusit të BVB-së, publikohen edhe pamjet e para të autobusit (Foto)
Lexo po ashtu Tri shpërthime afër autobusit të BVB-së, publikohen edhe pamjet e para të autobusit (Foto)

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori