LAJMI I FUNDIT:

Shpeshtohen raportimet për largimin e Lionel Messit nga Barcelona, argjentinasi mund të vendos në janar

Shpeshtohen raportimet për largimin e Lionel Messit nga Barcelona, argjentinasi mund të vendos në janar

Të gjithë po flasin për të ardhmen e Lionel Messit te Barcelona, për shkak të një klauzole që i lejon atij të largohej nga Camp Nou.

El Pais fillimisht raportoi se kontrata e Messit skadon në vitin 2021, por ai mund ta mbyll qëndrimin e tij këtë verë nëse dëshiron.


Ishte Mundo Deportivo që kishte publikuar më parë një lajm se lojtari mund të largohet nga Barcelona sa herë që dëshiron, pas cdo edicioni, siç bëri Xavi dhe Andrea Iniesta, që shkuan në Katar dhe Japoni.

Lionel Messi dhe Josep Bartomeu

Ka qenë MARCA që së fundmi e ka zbërthyer situatën.

Rinovimi i Messit është valid deri në vitin 2020, por e ka në opsion deri në vitin 2021.

Kjo i bie që kontrata deri në vitin 2022, nuk ekziston dhe lojtari është i lirë të diskutojë me klubet tjera nga 1 janari.

Argjentinasi kishte dashur të presë për ta parë se si ndjehej në fund të këtij sezoni në mënyrë që të vendosë lirshëm të ardhmen e tij.

Tani, ai po mendon, por nuk ka nxituar të vendosë për të ardhmen e tij.

Ndërsa kjo vazhdon, klubi është i vetëdijshëm për situatën e krijuar dhe dëshiron ta zgjasë përsëri kontratën e lojtarit.

Pique: Messi e ka të drejtën, vendos vet për të ardhmen
Lexo po ashtu Pique: Messi e ka të drejtën, vendos vet për të ardhmen

Ata e dinë që nëse e rinovojnë kontratën para janarit, mund të shmangin ofertat e klubeve tjera, që shpesh janë marramendëse.

Deri më tani, nuk ka asnjë indikacion që Messi me të vërtetë dëshiron të largohet nga Camp Nou, por kontrata ia lejon këtë gjë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori