LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim tritoli në Lushnje

Shpërthim tritoli në Lushnje

Një shpërthim tritoli është regjistruar mbrëmjen e të hënës në qytetin e Lushnjes. Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e garazhit të shtetasit A. P.

Për fat nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.


Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

“Në lagjen “Kadri Qystri”, Lushnjë, në derën e garazhdit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia. /Telegrafi/