LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen zjarr i madh në qytetin e Kampionatit Botëror – aty ku gjendet fshati i tifozëve

Shpërthen zjarr i madh në qytetin e Kampionatit Botëror – aty ku gjendet fshati i tifozëve

Një zjarr i madh ka shpërthyer në qytetin e Kampionatit Botëror, Lusail në Katar, me një tym të zi që u ngrit në qiell pikërisht pranë një prej fshatrave të tifozëve.

Tymi kishte përfshirë edhe fshatin e tifozëve, të quajtur “Qetaifan Island North”, dhe mund të shihej edhe nga kryeqyteti i Dohas.


Zyrtarët thanë se zjarri shpërtheu në një ndërtesë në ndërtim në qytet.

Një zjarr i madh shpërtheu në një ndërtesë shumë pranë fshatit të tifozëve në Lusail, Katar

Autoritetet kërkuan nga fansat dhe banorët të ishin të qetë në një postim në Twitter të postuar pak pas orës 10 të mëngjesit, por video e postuar në mediat sociale tregoi se zjarri ishte i dukshëm nga qindra metra larg.

Imazhet tregojnë fshatin, i cili përbëhet nga tenda, në qytetin e Lusail, në veri të kryeqytetit Doha në bregun lindor të Katarit.

Qeveria e Katarit shpenzoi miliarda paund për të ndërtuar Lusail përpara fillimit të Kupës së Botës. Mendohet se qyteti mori 40 miliardë euro investime, pjesa më e madhe e të cilave shkoi në ndërtimin e hoteleve, vendeve dhe atraksioneve turistike të reja.

Shtylla e tymit mund të shihej duke lëvizur nëpër akomodimin e Kupës së Botës dhe ishte e dukshme nga milje larg

Zjarri, i cili filloi pak pas mesditës me kohën lokale, u lokalizua në një ishull në Lusail rreth dy milje larg stadiumit të qytetit.

Nuk mendohet se zjarri ka shkaktuar ndonjë ndërprerje në ndeshjen, e cila do të fillojë në orën 20:00 me orën tonë.

Autoritetet thanë se Mbrojtja Civile kontrolloi një zjarr në një ndërtesë në ndërtim pa asnjë person të lënduar.

Pamjet dramatike tregojnë çatinë e një ndërtese në flakë pranë fshatit të tifozëve, por nuk është menjëherë e qartë se çfarë ishte planifikuar të ishte objekti në ndërtim. /Telegrafi/

Zjarri mund të shihej nga milje larg, ndërsa një çati e tërë u ndez në veri të kryeqytetit Doha

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori