Shteti i Kosovës ka shpërblyer sot trajnerin e xhudos, Driton Kuka, dhe dy nxënëset e tij, tashmë të njohura në të gjithë botën për sukseset e tyre në këtë sport, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.
Ekipi kosovar i xhudos që ditë më parë u kthye me medaljen e artë dhe të bronztë nga Kampionati Europain i xhudos në Rusi, u prit sot në mënyrë ceremoniale nga kryeministri Mustafa dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ministria ka ndarë 20 mijë euro për Majlinda Kelmendin, ndërsa tetë mijë euro për Nora Gjakovën, ndërsa me 4 m ijë euro është shpërblyer trajneri i tyre Driton Kuka.
Kryeministri Isa Mustafa duke shprehur mirënjohje për ekipin e xhudos, tha se dy vajzat kanë arritur kulmin me medalje botërore dhe evropiane.
“Për ne është një rast i veçantë që kemi sportistet më të mira këtu, Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën, e kemi edhe kryetarin e federatës, trajnerin që ka bërë një punë të mrekullueshme, dhe kanë bërë një përfaqësim tepër dinjitoz të Kosovës, jo vetëm tani në Rusi, por edhe në vendet tjera. Është fjala për sportistet që kanë arrit kulmin me medalje botërore dhe me medalje evropiane. Unë dëshiroj sot që në emër Qeverisë së Republikës së Kosovës t’iu uroj suksese, t’iu shpreh po ashtu një mirënjohje shumë të madhe për afirmimin e Kosovës, afirmimin e të rinjve të Kosovës jasht, dhe sporteve të Kosovës, që është një mënyrë shumë më e mirë e zëdhënies për atë çka është vlerë e Kosovës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.
Majlinda Kelmendi shpreson që sporti i xhudos në Kosovë të përkrahet edhe më shumë.
“Sot është hera e parë që në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve është prezent kryeministri i shtetit të Kosovës. Të falënderoj shumë dhe po më duket që dita-ditës politikanët po e pëlqejnë shumë e më shumë sportin e xhudos, dhe normal që më vjen mirë për këtë. Unë po shpresoj shumë që do të kthehemi me sukses pas lojërave olimpike në Rio, dhe unë shpresoj që sporti në Kosovë të përkrahet shumë e më shumë, sepse po e dëshmojnë sportistët që janë ambasadorët më të mirë të shtetit, dhe që sporti nuk është luks siç po mendojnë disa, duhet të përkrahet sporti në Kosovë sepse të rinjtë e Kosovës kanë perspektivë dhe munden me arritë shumë lart”, tha Kelmendi.
Pritja që iu bë ekipit të xhudos në aeroport, dhe pritet tjera institucionale, pasi u kthyen nga Rusia, padyshim që kanë lënë përshtypje tek xhudisetet. Këtë e tha edhe Nora Gjakova.
Ndërsa për trajnerin Driton Kuka, Majlinda dhe Nora janë vlera që Europa duhet t’i ketë në mesin e tyre.
Ai tha se fitore të tilla janë mesazh edhe për ata që po hezitojnë të lejojnë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.
“Mesazhi i këtyre medaljeve është mesazh për Evropën, sepse Majlinda dhe Nora janë vlera që Evropa duhet t’i ketë në mesin e tyre, dhe është mesazh ndoshta për ata që po hezitojnë të na lejojnë të lëvizim të lirë, është kënaqësi që janë nxënëset e mija me ato të cilat po krenohet kombi ynë, shteti ynë. Do të vazhdojmë të punojmë edhe më tutje”, tha Kuka.
Ai përshëndeti mbështetjen institucionale dhe sipas tij shpreson që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Sipas Kukës, sporti është ambasadori më i mirë i një shteti.
Shpërblimi që iu bë sot ekipit të xhudos vjen sipas rregullores së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/itali-380x233.jpg)
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
![Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Sylvinho-380x233.jpg)
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
![Asllani flet pas ndeshjes me Italinë: Më vjen keq për tifozët, ishin të jashtëzakonshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Kristjan-Asllani-Inter-Milan-5-scaled-e1717914195883-380x233.jpg)
Asllani flet pas ndeshjes me Italinë: Më vjen keq për tifozët, ishin të jashtëzakonshëm
![Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqipnia-380x233.jpg)
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
![Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/itali-380x233.jpg)
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
![Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-15-231254-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes
![Spalletti ishte i acaruar me disa gjëra pas ndeshjes ndaj Shqipërisë edhe pse Italia e tij fitoi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Luciano-Spalletti-Italy-glance-1024x683-1-380x233.jpg)
Spalletti ishte i acaruar me disa gjëra pas ndeshjes ndaj Shqipërisë edhe pse Italia e tij fitoi
![Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Sylvinho-380x233.jpg)
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
![Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Shaqiri-3.jpeg)
Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/itali-380x233.jpg)
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
![Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/shqipnia-380x233.jpg)
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
![Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_30-7-380x233.png)
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
![Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Sylvinho-380x233.jpg)
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
![Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/06/xhamia-380x233.jpg)
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi