LAJMI I FUNDIT:

Shoqja e ngushtë e Marilyn Monroe kishte ngritur dyshime për vdekjen e saj

Shoqja e ngushtë e Marilyn Monroe kishte ngritur dyshime për vdekjen e saj

Judy Garland dhe Marilyn Monroe, dy superyje të ditëve të tyre, kanë qenë mjaft shoqe, i kanë besuar njëra-tjetrës dhe kanë ndarë bashkë shumë gjëra – shkruan në librin e ri të bashkëshortit të tretë të Judyt, Sid Luft.

“Judy dhe unë- kujtimet”, është libri që Luft e la të papërfunduar para se të ndërronte jetë në vitin 2005. Revista People ka zbuluar detaje të reja të shoqërisë së dy femrave të njohura të kohës që janë botuar në këtë libër.


Rrëfimi shokues i Garland është se Monroe i kishte kërkuar asaj ndihmë para se të vdiste aksidentalisht nga mbidoza në vitin 1962. Sipas Luft, vdekja e Monroe ishte një shqetësim i veçantë për Judyn qëkur Marilyn ishte një nga shoqet më të mira të saj.

Bota vazhdon të interesohet për Monroe, ky ishte fotosesioni i fundit i ikonës hollivudiane (Foto)
Lexo po ashtu Bota vazhdon të interesohet për Monroe, ky ishte fotosesioni i fundit i ikonës hollivudiane (Foto)

Libri përfshin gjithashtu dhe një artikull të shkruar nga Garland për Monroe në Ladies Home Journal më 1967, ku tregon një bisedë të zhvilluar mes tyre.

Në artikull, Garland përshkruan një festë në Hollywood, ku Monroe i rinte gjithmonë nga pas. “Nuk dua të largohem shumë nga ti. Jam e tmerruar!”, i ka thënë ikona e bukurisë.

I thashë: “Jemi të gjithë të tmerruar, edhe unë gjithashtu!”. “Nëse mund të flasim… unë e di që ti më kupton”, i ka thënë Marilyn. I thashë: “Ndoshta dhe të kuptoj. Nëse je e frikësuar më telefono dhe hajde. Ne do të flasim”. Por në fakt ato nuk folën kurrë.

Siç dhe shkruante Garland: “Ajo vajzë e bukur ishte e frikësuar nga vetmia, e njëjta gjë që kisha frikë dhe unë. Njësoj si unë, ajo përpiqej të bënte punën e saj, zbukuronte jetën e disa njerëzve, por Marilyn dhe unë nuk e patëm kurrë shansin të flisnim. Më duhej të ikja në Angli dhe nuk e pashë më atë ëmbëlsirë, atë vajzë të dashur. Do të doja shumë të kisha mundësi të flisja me të natën që vdiq”.

“Nuk mendoj se Marilyn ka dashur vërtetë të dëmtojë veten. Kjo ndodhi pjesërisht për shkak se ajo kishte shumë ilaçe dhe ishte braktisur nga miqtë. Nuk duhej t’i ishte thënë se ishte komplet e papërgjegjshme dhe të lihej vetëm me një mal me ilaçe. Është shumë e lehtë të harrosh. Mund të kesh marrë një grusht me ilaçe gjumi dhe të çohesh pas 20 minutash dhe të kesh harruar që i ke pirë. Kështu që pi dhe ca të tjera dhe më pas e kupton se ke pirë shumë”, ka thënë më pas Garland në një tjetër shkrim për vdekjen e saj. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori