LAJMI I FUNDIT:

Shokuese: Përsëritet rasti “Eriksen” – momenti kur Kalu bie pa ndjena në sfidën mes Bordeaux dhe Marseilles

Shokuese: Përsëritet rasti “Eriksen” – momenti kur Kalu bie pa ndjena në sfidën mes Bordeaux dhe Marseilles

Samuel Kalu ra pa ndjenja përtokë në minutën e gjashtë të ndeshjes ndaj Marseilles, derisa Dimitri Payet përgatitej të ekzekutonte një goditje të lirë mes temperaturave të larta në “Stade Velodrome”.

Lojtarët e të dyja ekipeve nxituan për ta ndihmuar anëtarin e Bordeaux dhe bënë thirrje për ardhjen urgjente të stafit mjekësor.


Më pas, nigeriani ishte në gjendje të ngrihej dhe të dilte nga fusha me ndihmën e shokëve të skuadrës, duke mbajtur një qese akulli në kokë.

Ai rifilloi të luante disa momente më vonë, por më pas u zëvendësua në minutën e 14-të, para se ndeshja të përfundonte në barazim 2-2.

Makthi përfshiu futbollistët, stafet teknike dhe tifozët, duke pasur të freskët kolapsin shëndetësor që pësoi Christian Eriksen në fushën e blertë, gjatë ndeshjes së Euro 2020, Danimarkë-Finlandë.

Shkaku i incidentit është ende i paqartë, megjithatë solli kujtimet e arrestit kardiak të danezit në qershor, kur mesfushori takoi vdekjen, por u kthye në jetë nga mjekët me anë të defibrilatorit (masazhit elektrik të zemrës). Më pas përfundoi në spital, ku iu nënshtrua një operacioni në zemër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori