LAJMI I FUNDIT:

Shkupi shkëlqen në Zagreb, merr barazim të madh ndaj Dinamos

Shkupi shkëlqen në Zagreb, merr barazim të madh ndaj Dinamos

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi rikthehet me rezultat fenomenal nga vizita në “Maksimir”, duke barazuar (2-2) ndaj favoritit të madh Dinamo Zagreb në ndeshjen e parë të xhiros së dytë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Ndonëse vendasit haptas e nisën ndeshjen me sulm drejt portës së Naumovskit, “blutë” përjetuan një tronditje të vërtetë në minutën e 25-të.


Pas një loje të jashtëzakonshme të Faustinit para portës së vendasve, Kueven bëri një punë të shkëlqyer dhe shënoi për të kaluar Shkupin në epërsi 0-1.

Dinamo e Zagrebit arriti të dilte nga deficiti në fund të pjesës së parë, falë golit të Arijan Ademi, i cili në minutën e 44-të shënoi një gol mbresëlënës me kokë.

Skuadra e Gotse Sedlloskit e luajti me zgjuarsi pjesën e dytë, duke mos lejuar shumë raste për kroatët, por Petkovic në minutën e 86-të të asistuar nga Ademi i dha epërsinë Dinamo Zagrebit 2-1.

Megjithatë, lojtarët e kampionit u siguruan që Shkupi të largohej i pamposhtur nga Zagrebi.

Ata shënuan një gol mbresëlënës në tre lëvizje me anë të Renaldo Cefas në minutën e 89-të.

Shkupi tani ka një rezultat të mitë para ndeshjes së kthimit në Shkup më 26 korrik./Telegrafi/