Shkup, punëtorët seksual marshojnë kundër dhunës ndaj tyre

Nisma qytetare për mbrojtje, promovim dhe avancim të të drejtave të punëtorëve seksual 'STAR-STAR', në kuadër të fushatës për shënimin e 17 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj punëtorëve seksual do ta mbajë marshin tradicional 'Çadra e kuqe', që mbahet për të 12 herë në Shkup.
Marshi pritet të fillojë para shtëpisë përkujtimore të Nëna Terezës në rrugën 'Maqedonia', përcjell Telegrafi Maqedoni.
"Këtë vit, fushata e shënimit të Ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj punëtorëve seksual ia përkushtojmë luftës kundër dhunës gjinore. Përvojat dhe statistikat në botë te ne tregojnë ndaj grave dhe punëtorëve seksual transgjinor ushtrohet më së shumti dhuna. Është i madh numri i punëtorëve seksual që çdo ditë durojnë dhunë psikike, por shumë pak prej tyre guxojnë ta denoncojnë në polici", shprehen nga 'STAR-STAR'.
Ata shtojnë se keqpërdorimet, sulmet, dhuna dhe trajtimi jo i barabartë i punëtorëve seksual duhet të eliminohet dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse, siç thonë ata, punëtorët seksual trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit./Telegrafi/





















































