Shkon në katër numri i skuadrave që kërkojnë brazilianin Willian

242:"LILLE, FRANCE - OCTOBER 02: Willian of Chelsea runs with the ball during the UEFA Champions League group H match between Lille OSC and Chelsea FC at Stade Pierre Mauroy on October 02, 2019 in Lille, France. (Photo by Naomi Baker/Getty Images) 12:"Getty Images
Willian Borges do të largohet nga Chelsea në fund të këtij edicioni.
Sulmuesi brazilian është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin londinez.
Chelsea i ka ofruar kontratë të re një vjeçare, por që është refuzuar nga Willian.
Londinezët e kanë rregull që lojtarëve mbi 30 vjeçar nuk u ofrojnë kontrata më të gjata se një vit.

31-vjeçari ka vendosur të largohet në verë si futbollist i lirë nga Chelsea.
E ardhmja e tij është mes Serie A e La Liga, ku deri më tani katër skuadra kanë shprehur interesim.
Tre gjigantët italian, Juventus, Milan e Inter si dhe kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona e duan lojtarin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
14/10/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































