LAJMI I FUNDIT:

Shkon në aheng, hajnat i vjedhin në shtëpi gjësende me vlerë

Shkon në aheng, hajnat i vjedhin në shtëpi gjësende me vlerë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Suharekë ka bërë të ditur se një person në këtë rast viktima, ka raportuar se derisa ishte në një aheng familjar person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur një laptop te tipit Acer , dy telefona samsung, 100 euro para të gatshme , një armë të gjatë (me leje) dhe shtatë fishekë të cal.7.9 mm.

Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin. /Telegrafi/