LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët: Humbja e peshës gjithmonë ka qenë e lehtë, mjafton të flini më shumë se zakonisht

Shkencëtarët: Humbja e peshës gjithmonë ka qenë e lehtë, mjafton të flini më shumë se zakonisht

Thuajse kemi pasur nevojë edhe për një arsyetim ekstra për të shpenzuar më shumë kohë në shtrat; shkencëtarët kanë zbuluar se fjetja më gjatë mund të jetë çelësi për të humbur peshë.

Sipas një studimi të ri nga hulumtuesit e Londrës, ata të cilët e ndalin alarmin për të fjetur edhe një orë më shumë mund të përfundojnë duke konsumuar më pak sheqer dhe karbohidrate gjatë ditës, transmeton Telegrafi.


Hulumtimet, të cilat janë publikuar edhe në ‘American Journal of Clinical Nutrition’, kishin analizuar se si orët shtesë gjumë te të rritur – të cilët zakonisht bëjnë pak orë gjumë – kishin ndikuar në peshën e tyre.

Përveç kësaj, hulumtuesit kishin analizuar edhe ndikimin që orët shtesë gjumë e kanë në konsumimin e ushqimit.

Ata kishin zbuluar se orët shtesë gjumë rezultojnë në reduktim 10-gramësh të sheqerit.

Shkencëtarët kishin vërejtur se ata që fillojnë të flenë më shumë se zakonisht, përfundojnë duke konsumuar edhe më pak karbohidrate sesa zakonisht.

Por si saktësisht ndodh procesi i humbjes së peshës gjatë gjumit? Shkencëtarët e kanë edhe këtë përgjigje.

“Gjatë kohës kur jemi në gjumë ne e djegim një pjesë të dhjamit, prandaj nëse nuk flemë mjaftueshëm, kjo mund të ndikojë në procesin e humbjes së peshës”, ka shpjeguar ekspertja e humbjes së peshës dhe nutricionit Pippa Campbell. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori