LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbimi Ferran Torres-Carrasco është i ndërlikuar

Shkëmbimi Ferran Torres-Carrasco është i ndërlikuar

Shkëmbimi mes klubeve, Barcelona dhe Atletico Madrid për Ferran Torres dhe Yannick Carrasco si protagonistë është i ndërlikuar.

Sipas gazetës AS, klubi nga Wanda Metropolitano tani nuk pranon lojtarë në këmbim të belgut. Nëse Barça e dëshiron, do të duhet të paguajë klauzolën prej 19 milionë eurosh të rënë dakord.


Arsyeja është e thjeshtë. Në Atlctico janë shumë të kënaqur me paraqitjen e Carrasco, i cili është rritur në mënyrë eksponenciale në ndeshjet e fundit dhe pas një raundi të parë disi të parregullt.

Pesë transferime, katër largime dhe një rikthim - “Barcelona e re” po merr formë
Lexo po ashtu Pesë transferime, katër largime dhe një rikthim - “Barcelona e re” po merr formë

Kujtojmë se në operacionin e transferimit të Memphis Depay, të dy klubet ranë dakord për një klauzolë në të cilën Barça do të kishte një opsion preferencial për të marrë Carrascon për 19 milionë euro.

Dhe në këtë kuptim, drejtuesit sportiv të Barçës ofruan fillimisht Sergino Destin dhe më pas Ferran Torresin si shkëmbim, pasi të dy pëlqeheshin nga Diego Simeone.

Te Barcelona janë ende në kërkim të formulave për të krijuar një skuadër të garantuar për sezonin e ardhshëm, në të cilin Lionel Messi pritet të jetë nënshkrimi kryesor i verës dhe Xavi gjithashtu ka si prioritet një mesfushor për të zëvendësuar Busquets. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori