LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi në Suedi, pesë skuadra duan shërbimet e shqiptarit Sead Haksabanovic

Shkëlqimi në Suedi, pesë skuadra duan shërbimet e shqiptarit Sead Haksabanovic

Sead Haksabanovic është një futbollist shqiptar nga Tuzi i Malit të Zi, por që është lindur dhe rritur në Suedi.

Sulmuesi anësor ka shkëlqyer me Norrkopingun në Suedi dhe mund të largohet gjatë verës, pasi tanimë shumë skuadra janë vënë pas tij.

22-vjeçari është shqiptar i lindur dhe rritur në Suedi, me baba nga Tuzi dhe nënën nga Mitrovica, por pasi që luajti për grupmoshat e shtetit skandinav, në fund vendosi ta përfaqësojë Malin e Zi.

Anësori falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e skuadrave italiane si Fiorentina dhe Torino.

Interesim për të ka shprehur edhe Werder Bremen që e shohin si zëvendëësim të Rashicës, por vështirë se Haksabanovic do të transferohet tek kjo skuadër që ka rënë në Bundesliga 2.

Dy skuadrat tjera që kanë shprehur interesim për lojtarin këmbëshpejtë janë Club Brugge nga Belgjika dhe Rubin Kazan në Rusi.

Norrkoping është gati ta lë të lirë yllin e tyre të largohet, vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi pesë milionë euro.

Reprezentuesi i Malit të Zi këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në 11 ndeshjet e para në futbollin suedez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori