Shkaku i motit të ligë përmbytje edhe në Belgjikë - të paktën gjashtë të vdekur

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur, përfshirë një vajzë 15-vjeçare që e mori uji nga përmbytjet që kanë kapluar shtetin e Belgjikës.
Rajoni jugor i Wallonias, që kufizohet me rajonin gjerman të North-Rhine Westphalia, është një nga më të prekurit nga përmbytjet, raporton bbc.
Përmbytjet kanë prishur rrjetin kombëtar hekurudhor, Infrabel, i cili ka ndërprerë trafikun në jug-folës frëngjisht të vendit, njoftoi kompania të enjten në një njoftim për shtyp.
Franca ka ofruar ndihmë për përmbytjen dhe ka dërguar 40 zjarrfikës, tha ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin.
Qeveria lokale e Wallonias tha se përmbytjet po "ndikojnë në mënyrë dramatike" në një numër të lartë të qytetarëve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/07/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































