LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i Mbappes, Haaland pritet ta refuzojë Real Madridin

Shkaku i Mbappes, Haaland pritet ta refuzojë Real Madridin
Foto: AS

Erling Haaland do të refuzojë kalimin te Real Madridi, por vetëm nëse klubi spanjoll përpiqet të nënshkruajë së pari me Kylian Mbappen.

Sulmuesi i Borussia Dortmund pritet të vërshohet nga ofertat verën e ardhshme, me Los Blancos që raportohet se po i prijnë garës.

Haaland do të jetë në dispozicion për vetëm 75 milionë euro, falë një klauzole lirimi në kontratën e lojtarit, por sipas një raportimi nga Marca, ai do të ishte i gatshëm të refuzonte Realin edhe nëse ata bëjnë ofertë për të.

Reagimi i Haaland kur i thuhet nga Bellingham se ka një vlerësim më të ulët se Mbappe në FIFA 22
Lexo po ashtu Reagimi i Haaland kur i thuhet nga Bellingham se ka një vlerësim më të ulët se Mbappe në FIFA 22

Mbappe mendohet të jetë arsyeja kryesore për këtë, pasi Haaland nuk dëshiron të luajë me yllin francez, pasi mendon se do të mbetej nën hijen e tij.

Francezi ishte afër të kalonte te Real Madridi këtë verë, por që oferta e klubit spanjoll rreth 170 milionë euro, u refuzuar nga Paris Saint-Germain.

Kush është lojtari më i mirë aktual në Evropë – zbulohet renditja
Lexo po ashtu Kush është lojtari më i mirë aktual në Evropë – zbulohet renditja

Sidoqoftë, me Mbappen që është lojtar i lirë verën e ardhshme dhe që e kërkon kalimin në Bernabeu, kalimi mund të jetë i lehtë për t’u realizuar.

Në teori, kjo do të thotë që Los Blancos mund të nënshkruajnë si me Mbappen, ashtu edhe Haalandin për një shumë tejet të arsyeshme.

Dortmundi befason skuadrat evropiane, gati të thyej rekordet e klubit për ta mbajtur Haalandin
Lexo po ashtu Dortmundi befason skuadrat evropiane, gati të thyej rekordet e klubit për ta mbajtur Haalandin

Haaland do të preferonte të ishte lojtari kryesor në një klub tjetër dhe ai është i gatshëm të refuzojë Realin.

Liverpool, Manchester United dhe Manchester City janë po ashtu të interesuara në të, dhe të gjitha me siguri do të përpiqen të bindin 21-vjeçarin të zgjedhë Anglinë dhe jo Spanjën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori