LAJMI I FUNDIT:

I shkaktoi lëndime trupore një të mituri, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

I shkaktoi lëndime trupore një të mituri, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarit A.A., i cili dyshohet se i shkaktoi lëndim të rëndë trupor një personi të mitur.

“Sipas kërkesës, dyshohet se më 03 Qershor 2020, në Gjilan, i dyshuari A.A., me dashje e ka lënduar rëndë të dëmtuarin e mitur të moshës 13 vjeç, ashtu që pasi i mituri kishte dalë të luante me fëmijë dhe pas një fjalosje rrahen me fëmijët e të dyshuarit, i njëjti i revoltuar shkon e tërheq zvarrë dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht tek syri, pastaj e godet me shuplaka në gojë dhe i thyen një dhëmb.


Si pasojë e goditjeve të marra, i mituri rrëzohet në tokë, mirëpo i dyshuari përsëri, derisa i njëjti ishte shtrirë e godet me shqelma në stomak dhe pjesë të ndryshme të trupit, deri atëherë kur ndërhyn një kalimtar dhe e pengon, ku si pasojë e plagëve të marra viktima kishte pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin për media.

Me këto veprime, dyshohet se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’, nga neni 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori