LAJMI I FUNDIT:

Shkaktohen të qeshura të mëdha në sallën e gjyqit kur pyetet truproja i Depp nëse e ka parë organin gjenital të aktorit

Shkaktohen të qeshura të mëdha në sallën e gjyqit kur pyetet truproja i Depp nëse e ka parë organin gjenital të aktorit

Johnny Depp nuk është ndalur së qeshuri në gjykatë – këtë herë pasi truproja i tij u pyet nëse e kishte parë ndonjëherë organin gjenital të yllit të “Pirates of the Caribbean”.

Të premten, gjyqi kundër Amber Heard, i cili tashmë ka shfaqur fotografi nga më të ndryshmet, teksa së fundmi përfshiu një diskutim rreth organit gjenital të Depp.


Në një dëshmi në ‘Zoom’, avokati i Heard, Malcolm Connolly – i cili ende punon për aktorin – u pyet nëse është e vërtetë apo jo që Depp po urinonte në hollin e shtëpisë që ai dhe Heard morën me qira në Australi në 2015 gjatë xhirimeve të “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”.

Johnny Depp (Foto: YouTube)

Connolly pranoi se kishte dëgjuar zhurma nga brenda shtëpisë dhe kur hyri, e pa Johnnyn në holl.

“Dhe Depp po përpiqej të urinonte në holl, apo jo?”, iu drejtua pyetja, të cilës Connolly u përgjigj: “Jo”.

Gjyqi i Johnny Depp kundër Amber Heard: Çfarë dihet deri më tani?
Lexo po ashtu Gjyqi i Johnny Depp kundër Amber Heard: Çfarë dihet deri më tani?

“Depp e kishte nxjerrë organin gjenital apo ajo”, vazhdoi avokati.

“Mendoj se do të më kujtohej të kisha parë penisin e Depp”, tha truproja duke e bërë aktorin dhe të tjerët në të qeshura.

Johnny Depp (Foto: YouTube)

Incidenti i supozuar i urinimit është ajo që thuhet se ka nxitur një sherr mes çiftit që rezultoi në prerjen e një pjese të gishtit të Depp.

Dyshja u takuan në xhirimet e filmit të vitit 2011 “The Rum Diary” dhe u martuan në vitin 2015.

Amber Heard (Foto: Reuters)

Por, martesa e tyre ishte jetëshkurtër. Ata u ndanë në maj 2016, me Heard që akuzoi aktorin për abuzim, akuza të cilat ai i mohoi kategorikisht.

Divorci i tyre u realizua në gusht 2016. /Telegrafi/

Truproja i Johnny Depp (Foto: Mark Large)

Në trend Magazina

Më shumë
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Magazina
U skualifikua i pesti nga finalistët, flet për herë të parë Meriton Mjekiqi

U skualifikua i pesti nga finalistët, flet për herë të parë Meriton Mjekiqi

Magazina
Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Romeo Veshaj injoroi çekun e 10 mijë eurove si finalist, teksa vazhdoi të fliste me banorët pas eliminimit

Magazina
Pa të brendshme në finalen e BBVA – Gazetarja pa dashje zbulon pjesët intime të Erjola Doçit

Pa të brendshme në finalen e BBVA – Gazetarja pa dashje zbulon pjesët intime të Erjola Doçit

Magazina

"M'i bëj pak llogaritë kur u bë tremuajshe" - Sara Gjordeni përballet me kritika të ashpra për shtatzëninë e saj

Magazina
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Magazina
Kalo në kategori