LAJMI I FUNDIT:

Shiu i dendur në veri të Francës rrit frikën për vërshime të reja

Shiu i dendur në veri të Francës rrit frikën për vërshime të reja

Institucionet zyrtare në veri të Francës kanë thënë se shkollat dhe çerdhet në 279 qytete do të jenë të mbyllura deri të enjten me një numër prej 388 ndërmarrjesh të prekura.

Kjo për faktin se intensiteti i shiut pritet të rritet të martën, paralajmëroi qeveria lokale e vendit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Siç raportojnë mediat, katër lumenjtë në Pas-de-Calais dhe pjesën veriore të vendit duke përfshirë Aa, Canche dhe Hem – ishin në një alarm portokalli për vërshime të hënën sipas Vigicrues, mbikëqyrës zyrtar rreth përmbytjeve.

Ndërkohë në fshatin e Neuville-sous-Montreuil, pronari i restorantit Cyril Theriez edhe të hënën në mëngjes ende po largonte ujin nga shtëpia e tij.

Ai tha se niveli i ujit në bodrumin e tij u rrit deri në 1.6 metra dy ditë më parë.

“Tani ka rënë për 20 centimetra”, shtoi ai.

Megjithatë, fshati ende gjendet “në ujë” me reshje të lehta shiu që nga mëngjesi.

“Ne ende jemi duke bërë roje, po presim që niveli i ujit të rritet përsëri dhe kur të ndodh, ne nuk do të jemi në gjendje të flemë rehat”, tha ai.

Ndryshe, Pas-de-Calais u godit nga stuhia Ciaran në fillim të nëntorit dhe rezultoi me rekord të vërshimeve gjatë javës së kaluar.

Përveç kësaj, Meteo-France parashikoi reshje të mërkurën të cilat përcillen nga moti i keq deri të hënën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori