LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e Porsche u rritën me 12% në 30.1 miliardë euro në 9 muaj deri në shtator

Shitjet e Porsche u rritën me 12% në 30.1 miliardë euro në 9 muaj deri në shtator

Porsche AG tha të mërkurën se të ardhurat e saj nga shitjet në nëntë muajt e parë të 2023 arritën në 30.1 miliardë euro.

Kështu ato kanë shënuar rritje me 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.


Veç kësaj, dërgesat e automjeteve u rritën me 10% në 242,722 dhe pjesa e automjeteve elektrike me bateri (BEV) u rrit nga 11.4% në tre tremujorët e parë të 2022 në 11.6% në nëntë muajt deri më 30 shtator të këtij viti. /Telegrafi/