Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, po vazhdon të pushtojë tregun amerikan.

Ajo ka kënduar të hënën mbrëma hitin e saj të fundit në duet me hip-hop artistin G-Eazy në një ndër programet më të ndjekura televizive në Amerikë, Tonight Show Starring Jimmy Fallon.


“Me, Myself & I” përmbylli emisionin, në të cilin ishin të ftuar Kate Hudson dhe Dan Patrick.

Kjo këngë po shijon suksese të mëdha javëve të fundit në Amerikë, duke u futur në top 20-she të top-listës së njohur Billboard Hot 100.