LAJMI I FUNDIT:

“Shije tradhëtie”, kënga me të cilën Soni Malaj konkurron në “Kënga Magjike 2019”

“Shije tradhëtie”, kënga me të cilën Soni Malaj konkurron në “Kënga Magjike 2019”
Soni Malaj (Foto: YouTube)

Dje (e diel), këngëtarja e mirënjohur Soni Malaj ka prezantuar baladën e saj të re “Shije tradhëtie”, gjatë rubrikës “Kënga Magjike” tek “E diela Shqiptare”.

Kënga mban këtë titull pasi flet për një djalë që tradhëton e më pas kërkon falje.


Teksti është shkruar nga Ilir Berani, bashkëshorti i këngëtares Gili, kurse orkestrimin e ka realizuar Shpëtim Saraçi dhe për herë të parë në një festival shqiptar muzike, Saraçi bashkëpunon me të birin, Drinin.

Soni Malaj (Foto: YouTube)

Në ndërkohë, këtë këngë Soni e masterizoi në Itali me një prej më të mirëve, muzikantin Marco Borsati.

Të gjitha lajmet nga Soni Malaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Soni Malaj

Këngëtarja Malaj është rikthyer në garë pas tri viteve, meqë “Për vete më mbaj” ishte projekti i fundit me të cilin ka konkurruar.

Kujtojmë që festivali muzikor “Kënga Magjike” këtë vit vjen me një sërë ndryshimesh, ku kësaj radhe do ketë risi edhe në sistemin e votimeve.

Artistët do vazhdojnë të kenë votën e hapur dhe maksimumi i pikëve që mund ti japin janë 30. Pjesë e votimeve do jetë edhe juria të cilët tanimë janë konfirmuar dhe kanë në dispozicion për vendin e parë 150 pikë.

Nga ana tjetër, vitin e kaluar, çmimin kryesor të festivalit e fitoi Flori Mumajesi, ndërsa konkurrentë më të afërt për çmimin kryesor ishin Aurela Gaçe me Eli Farën që u renditën në vend të dytë, si edhe Fifi dhe MC Kresha që zunë vendin e tretë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Osmani ia tha të gjitha në sy Vuçiqit, por një detaj me domethënie i presidentes mori të gjithë vëmendjen

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Modelja britaneze Demi Rose, feston Ditën e Tokës me një mori fotografish ‘të guximshme’ nga e gjithë bota

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Kalo në kategori