LAJMI I FUNDIT:

Me shfaqjen e mbi 200 filmave dhe aktiviteteve të ndryshme – çfarë e karakterizoi edicionin jubilar të 20-të të Festivalit “Dokufest”?

Me shfaqjen e mbi 200 filmave dhe aktiviteteve të ndryshme  – çfarë e karakterizoi edicionin jubilar të 20-të të Festivalit “Dokufest”?
Foto: Facebook

Të shtunën (14 gusht) është përmbyllur edicioni jubilar i 20-të i Festivalit të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “Dokufest”.

Për rreth një javë, festivali mblodhi dhjetëra e mijëra vizitorë ndërsa u shfaqën për afro 200 filma e dokumentare nga e gjithë bota.


Për dallim nga viti i kaluar që u mbajt në platformë ‘online’ për shkak të situatës e parandalimit të përhapjes së COVID-19, sivjet me lehtësimin e masave publiku kishin mundësinë që filmat t’i shihnin nga afër dhe me një atmosferë të këndshme nën shoqërimin e më të dashurve të tyre.

Pamje nga festivali “Dokufest” (Foto: Sovran Nrecaj)

Drejtuesja e Komunikimit në “DokuFest”, Nora Fetoshi, në një bisedë për Telegrafin ka treguar më shumë për atë që e karakterizoi sivjet këtë festival, vështirësitë në përgatitje të edicionit e po ashtu edhe për premierën e dy filmave kosovarë që shënuan suksese edhe në tregun ndërkombëtar.

“Duke qenë se ishte viti i parë pas pandemisë jemi shumë të lumtur që arritëm në edicionin jubilar, atë të 20-të të DokuFest ta kthejmë audiencën nëpër kinematë tona. Edhe pse ky vit kishte vështirësitë në përgatitje të edicionit për shkak të paqartësive me pandeminë, masave dhe numrin që lejohen për këto evente megjithatë përgatitjet kanë shkuar mirë dhe gjithë përgatitjet për festival janë bërë në koordinim me institucionet përkatëse shëndetësore e të sigurisë. Përveç stafit të përhershëm në organizim kanë ndihmuar edhe mbi 200 vullnetarë të DokuFest”, ka thënë Nora Fetoshi për Telegrafin.

Kryeministri Kurti në ceremoninë përmbyllëse të Dokufest, ndau çmimin për filmin në garën kombëtare
Lexo po ashtu Kryeministri Kurti në ceremoninë përmbyllëse të Dokufest, ndau çmimin për filmin në garën kombëtare

Fetoshi tutje thekson se evenimenti shënoi rikthimin në formatin fizik me shfaqjen e mbi 200 filmave e po ashtu edhe me një atmosferë të mrekullueshme me një seri performancash ‘live’.

“Festivali 9-ditor shënoi rikthimin në formatin fizik me shfaqjen e 234 filmave në më shumë se 10 kinema, me punëtori, panele, debate, masterklasa, ekspozita dhe me një seri të performancave live nën brendin e rinovuar të muzikës, të quajtur SonicNights, me koncerte dhe shfaqje audio vizuale të atyre si Dhafer Youssef, Casare Dell’Anna & Opa Cupa, Timo Novotny, Mohammad Reza Mortaza etj., duke e kthyer edhe një herë qytetin e Prizrenit në një vend festimi të kinemasë, muzikës dhe artit”, tha udhëheqësja e Departamentit të Komunikimit.

Nora Fetoshi (Foto: Facebook)

Në bisedën e mëtejshme, është zbuluar edhe veçantia e edicionit të 20-të me premierën e dy filmave kosovarë – atë “Pa vend” të Samir Karahodës si dhe “4 Pills at Night” të Leart Ramës.

“Një tjetër veçanti e këtij edicioni ishte edhe edhe premiera e dy filmave kosovarë, atë “Pa vend” të Samir Karahodës si dhe “4 Pills at Night” të Leart Ramës. Të dy filmat patën suksese ndërkombëtare, “Pa vend”, ishte pjesë e garës së “Filmave me metrazh të shkurtër” në edicionin e sivjetmë të Festivalit të Filmit – “Cannes”, ndërsa “4 Pills at Night”, morri pjesë në Festivalin e Filmit të Locarnos në Zvicër”, thuhet në vijim.

Duhet theksuar që filmi “Mardhë” nga regjisorja Flaka Kokolli mori mirënjohje speciale, kurse filmi “Një fëmijë” nga regjisori Bekim Guri u zgjodh filmi më i mirë kombëtar.

Foto: Mytaher Haskuka/Facebook

Nga ana tjetër, “Reconciliation” i Marija Zidar po ashtu u shpall më i miri i edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër.

Ashtu sikurse në hapjen e festivalit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pranishëm edhe në natën përmbyllëse duke ndarë edhe çmimin për filmin në garën kombëtare.

Të tjerë krerë politikë në rreshtat e parë të natës hapëse të festivalit u panë edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka. /Telegrafi/

Foto: Facebook

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori