LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska-Ademit: BDI i trajton votuesit shqiptarë si numra (Video)

Sheqerinska-Ademit: BDI i trajton votuesit shqiptarë si numra (Video)

Në emisionin e mbrëmshëm të ‘Top Tema’ në televizionin Telma, ku i diskutua për programin e LSDM-së dhe Koalicionit ‘Plan për jetë në Maqedoni’, ku nënkryetarja Radmilla Sheqerinska u përball me Donçevin e ‘OBRM për Maqedoni’, Dragana Kiprijanovska nga Koalicioni për ndryshime dhe drejtës, Xhevat Ademi nga BDI dhe Ivon Veliçkovski nga Partia liberale, kurse OBRM-PDUKM nuk kishte asnjë përfaqësues të saj në emision, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Telegrafi Maqedoni, do tu sjell vetëm pjesën ku polemizojnë Sheqerinska dhe Ademi, në lidhje me votuesit shqiptarë ku LSDM-ja gjatë fushatës zgjedhore kërkon edhe votën e shqiptarit.


‘OBRM-PDUKM dhe BDI nuk i trajton njerëzit si votuesit e saj, por si viktimë, ku i’u bën shtypje gjatë zgjedhjeve, kurse pastaj i kërcënon për votë, kurse ajo kohë ka kaluar. Dhe votuesit shqiptarë që vijnë te ne, kërkojnë të jenë të njëjtë si të gjithë, në drejtësi, në shëndetësi të mos i reketojnë’, tha Sheqerinska ndër të tjera duke potencuar se duhet të kenë drejtën e tyre.

Kurse Xhevat Ademi nga BDI, ka replikuar ndaj Sheqerinskës duke theksuar se qasje të tilla veç më kanë kaluar.

‘Fushata është e hapur para nesh, më 11 dhjetor qytetarët do shohim sesi do të mund ndahen. Megjithatë në vetëdijen e shqiptarëve në Maqedoni, qasje të tilla, platforma të tilla më kanë kaluar, nuk është hera e parë’.

Ademi poashtu theksoi se këto nuk janë tema për të lozur me shqiptarët dhe se shqiptarët të mos llogariten nga LSDM vetëm si numra.

Nga ana tjetër Sheqerinska, ka replikuar duke thënë se pikërisht BDI partia e cila i llogarit shqiptarët si numra votuesish. Pjesën e debatit mund ta shikoni nga minuta e 18 dhe në vijim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori