LAJMI I FUNDIT:

Shënoi gol të jashtëzakonshëm, Asani tregon se çfarë i tha Szczesny pas pjesës së parë

Shënoi gol të jashtëzakonshëm, Asani tregon se çfarë i tha Szczesny pas pjesës së parë

Jasir Asani ka qenë autor i një goli të jashtëzakonshëm në fitoren e Shqipërisë 2-0 ndaj Polonisë.

Reprezentuesi shqiptar u fut nga krahu i djathtë dhe me një goditje të jashtëzakonshme realizoi një gol spektakolar duke e lënë vetëm spektator portierin polak të Juventusit, Wojciech Szczęsny.


Pas ndeshjes Asani ka folur për mediat duke treguar edhe fjalët që kishte me portierin polak, i cili u ndal me Asanin sapo përfunduan 45 minutat e para për të folur.

Asani fillimisht foli për fitoren e Shqipërisë dhe ndryshimet e mëdha që ka bërë trajneri Sylvinho.

“Rëndësi ka fitorja, u futëm për të fituar. Sylvinjo ka bërë një kombëtare shumë të mirë. Fusha s’na lejoi të luanim futbollin siç duam ne, por rëndësi ka fitore”.

“Doja të krosoja për Cikalleshin dhe Uzunin, por fusha s’ma lejoi, se është shumë e keqe. Kam pasur bisedime me FSHF edhe më përpara, por s’ka qenë e shkruar. Falënderoj Sylvinjon, po mos ishte ai ndoshta nuk do të isha në Kombëtaren. Duhet të vazhdojmë kështu. Tani për tani jam në Kore, të mbaroj kampionatin dhe të shikojmë”.

Sa janë gjasat e Shqipërisë që të luajë në Euro 2024 kur i kanë mbetur edhe tri ndeshje
Lexo po ashtu Sa janë gjasat e Shqipërisë që të luajë në Euro 2024 kur i kanë mbetur edhe tri ndeshje

“Kush nuk ka dëshirë që të luaj në Evropë. Merita e gjithë suksesit është Sylvinjo, Zabaleta dhe gjithë stafit. Një bluzë e kam unë, një tjetër do ia jap motrës. Që kur kam filluar futbollin, luaja mbrojt i majtë”.

Krejt në fund ai zbuloi edhe bisedën që pati me portierin polak.

“Wojciech Szczęsny më tha që goditja ishte fenomenale, se prisja. Unë i thashë që të pashë që lëvize dhe godita”, u shpreh Jasir Asani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori