Fillimi i vitit 2020 u shënua nga përhapja e pandemisë COVID-19, duke bërë që pothuajse të gjitha qeveritë anembanë botës të marrin masa kufizuese.
Për të parandaluar përhapjen e virusit dhe për të siguruar distancimin e njerëzve, shumë biznese u mbyllën përkohësisht dhe shumë punëtorë u mbyllën në shtëpitë e tyre.
Gjatë vitit të pandemisë, pesë kulme në numrin e mungesave nga puna u regjistruan në Bashkim Evropian: ato të zakonshmet e fillimit të muajit janar, mesit të gushtit dhe fundit të dhjetorit, si dhe dy kulme të tjera në muajt prill dhe nëntor.
Në muajin prill 2020, sipas Zyrës Evropiane të Statistikave, 34 milionë më shumë mungesa u raportuan krahasuar me mesataren e viteve 2015-2019 të asaj jave. Edhe pse pak më e butë, një kulm i pestë ndodhi në muajin nëntor 2020, kur 6.7 milionë më shumë mungesa u regjistruan krahasuar me mesataren e viteve 2015-2019.
Rritja e mungesave nga puna në BE në vitin 2020 ishte kryesisht për shkak të rritjes së pushimeve të përkohshme nga puna. Nivelet e pushimeve nga puna të përkohshme ishin relativisht të qëndrueshme në rreth 0.5 milion njerëz para vitit 2020, me përjashtim të vitit 2009 kur u rrit në 1 milion njerëz.
Sidoqoftë, në tremujorin e parë të 2020-së, 3 milionë njerëz munguan në punë për shkak të pushimeve nga puna të përkohshme. Në tremujorin vijues, ky numër u rrit edhe më ashpër, me gati pesë herë dhe arriti në 13.8 milionë. Në tremujorin e tretë të 2020-së, numri i pushimeve nga puna të përkohshme ra në mënyrë të shpejtë në 2 milionë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert