LAJMI I FUNDIT:

Shembet ura në Arizona – një tren u përfshi nga flakët, disa vagonë përfunduan në liqen

Shembet ura në Arizona – një tren u përfshi nga flakët, disa vagonë përfunduan në liqen

Një urë u shemb në shtetin amerikan të Arizonës dhe me këtë rast, një tren e kaploi zjarri teksa u përhap një tym i madh.

Sipas nbcnews, një pjesë e urës ra dhe zjarri u përhap përgjatë gjithë strukturës. Dëshmitarët thonë se tymi i madh mund të shihej me kilometra larg vendit të ngjarjes.


Pjesëtarët e policisë, ambulancat dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, duke u munduar ta kontrollojnë zjarrin, transmeton Telegrafi.

https://www.youtube.com/watch?v=uckPYEnwAT0&feature=emb_title

“Vajza ime dëgjoi një zhurmë, u zgjua dhe pa se një pjesë e trenit po binte në liqen”, thotë një nga dëshmitarët e aksidentit.

“Është mirë që fjeta, sepse kisha ndërmend të shkoj në liqen sot. Shpresoj që njerëzit që ranë në ujë u shpëtuan dhe se ata janë mirë”, shkroi një grua në Twitter e cila jeton afër aksidentit.

Ndryshe, aksidenti detyroi mbylljen e rrugës kryesore të zonës metropolitane të Phoenixit, në të dy drejtimet afër zjarrit, tha Departamenti i Transportit në Arizona. /Telegrafi/