LAJMI I FUNDIT:

Shefat ekzekutiv të kompanive më të mëdha në SHBA fitojnë 278 herë më shumë se punëtorët e tyre

Shefat ekzekutiv të kompanive më të mëdha në SHBA fitojnë 278 herë më shumë se punëtorët e tyre

Shefat ekzekutiv në kompanitë më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfituan 17.2 milionë dollarë vitin e kaluar apo 278 herë më shumë se paga mesatare e punëtorëve të kompanive respektive.

Sipas vëzhgimit më të fundit të Institutit të Politikave të Ekonomisë, nga viti 1978 deri në vitin 2018, paga mesatare e drejtuesve të 350 kompanive më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur me 1,007.5 për qind.


Kjo rritje tejkaloi rritjen e pagës tipike të punëtorit në 11.9 për qind dhe gjithashtu tejkaloi fitimet nga tregu i aksioneve, të cilat shpesh përdoren për të justifikuar pagën e lartë të drejtuesve. Analiza vjen pasi disa nga biznesmenët më të pasur amerikan janë shprehur publikisht për pabarazinë në rritje të ndarjes së të ardhurave, përcjell Telegrafi.

Këtë vit, Ray Dalio, themeluesi miliarder i Bridgewater, paralajmëroi se hendeku midis të pasurve dhe të varfërve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëhet një “emergjencë kombëtare”. Ndërsa, shefi ekzekutiv i J. P. Morgan, Jamie Dimon, ka bërë thirrje për një “Plan Marshall” për të zgjidhur një “problem sistemi” që po e bën gjysmën e shoqërisë “tepër të disavantazhuar”.

Ndërsa pagat kanë mbetur në vend për shumicën e punëtorëve që nga fundi i recesionit, duke u rritur vetëm 1.6 për qind gjatë vitit të kaluar duke llogaritur inflacionin, pagat e shefave më të lartë ekzekutivë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rritur.

Paga mesatare e një shefi ekzekutiv arriti në 21.5 milionë dollarë në vitin 2000, por kjo u rikuperua deri në vitin 2007 për t’u goditur përsëri në vitin 2008 dhe 2009 nga recesioni i fundit ekonomik.

Për një kohë të gjatë, hendeku midis punëtorit mesatar në një nga kompanitë më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shefit të tyre është zgjeruar në mënyrë dramatike.

Në vitin 1965, një shef ekzekutiv mesatar fitoi 20 herë më shumë sesa punëtori mesatar në një nga 350 kompanitë më të mëdha amerikane. Deri në vitin 1978, raporti ishte 30 me 1, kurse deri në vitin 1991 kjo arriti në 121 me 1. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Kalo në kategori