LAJMI I FUNDIT:

Shefat e kompanive fitojnë vetëm për tre ditë njësoj sa paga vjetore e një punëtori në Britani të Madhe

Shefat e kompanive fitojnë vetëm për tre ditë njësoj sa paga vjetore e një punëtori në Britani të Madhe

Sipas një studimi të fundit të realizuar nga Bloomberg, ka rezultuar se drejtuesit dhe shefat ekzekutiv të kompanive më të mëdha në Britani të Madhe fitojnë në vetëm tre ditë atë që një punëtor i zakonshëm do të merrte si pagë gjatë një viti të plotë pune.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga Instituti i Personave të Kualifikuar për Punë dhe Qendra e Lartë e Pagave në këtë vend, përcjell Telegrafi.


Vlerësimi bazohet në shifrën mesatare që një shef ekzekutiv fiton, nivel prej gati 3.46 milionë paund apo 4.5 milionë dollarë për vitin 2018. Kështu të dhënat theksojnë se atyre do t’u duheshin rreth 33 orë pune për të arritur pagën mesatare të një viti pune në Britani të Madhe.

Rezultatet e hulumtimit publikohen në një kohë kur kompanitë e mëdha në vend përgatiten për rregulla që i detyrojnë këto të fundit për transparencë më të madhe në pagat e punëtorëve të tyre.

Duke filluar nga ky vit, kompanive me më shumë se 250 persona do t’iu kërkohet të raportojnë hendekun e fitimeve midis shefit të tyre ekzekutiv dhe një punëtori operacional. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori