LAJMI I FUNDIT:

SHBA sanksionon një grup izraelitësh shkaku i sulmeve ndaj palestinezëve

SHBA sanksionon një grup izraelitësh shkaku i sulmeve ndaj palestinezëve
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një grupi prej tre kolonëve ekstremistë izraelitë të Bregut Perëndimor, të cilët akuzohen për ngacmim dhe sulm ndaj palestinezëve në një përpjekje për t’i bërë presion që të largohen nga toka e tyre.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se këtyre individëve u është bllokuar qasja në sistemin financiar të SHBA-së dhe do t’i ndalonin qytetarët amerikanë të merren me ta, raporton skynews.


Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se “nuk ka asnjë justifikim për dhunën ekstremiste kundër civilëve ose për të detyruar familjet të largohen nga shtëpitë e tyre, pavarësisht nga origjina e tyre kombëtare, etnia, raca apo religjioni”.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan Joe Biden lëshoi një urdhër ekzekutiv që synonte kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor, të cilët janë akuzuar për sulme ndaj palestinezëve dhe aktivistëve izraelitë të paqes në territorin e pushtuar.

Deri më tani nëntë persona dhe pronat e tyre janë sanksionuar sipas urdhrit ekzekutiv, sipas bazës së të dhënave të Zyrës së Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja.

Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë kundër militantëve të Hamasit, të cilën kryen një sulm terrorist më 7 tetor në Tel Aviv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori