LAJMI I FUNDIT:

Intervista e parë e Shaqirit pas kalimit te Chicago Fire në MLS: Nuk e besoja që isha kaq i famshëm në SHBA

Intervista e parë e Shaqirit pas kalimit te Chicago Fire në MLS: Nuk e besoja që isha kaq i famshëm në SHBA

Xherdan Shaqiri dhe drejtori sportiv i Chicago Fire, Georg Heitz njihen prej më shumë se një dekade pasi shqiptari e nisi karrierën e tij në FC Basel kur Heitz ishte pjesë e klubit zviceran.

Por Shaqiri në një intervistë për ‘Chicago Sun Times’, ka thënë se kjo  marrëdhënie që kishte me Heitz nuk është arsyeja e vetme që ai vendosi të kalonte në MLS te klubi Chicago Fire.

“Projekti është gjëja më e rëndësishme për mua, që Georg dhe klubi më treguan. Unë nuk erdha se Georg është një djalë i mirë dhe mund të shkoj me të në restorante. Është për shkak të klubit. Mos më kuptoni gabim: Unë nuk kam ardhur se Georg është shoku im. Kam ardhur për projektin, për Chicago Fire FC”, ka thënë Shaqiri fillimisht për Chicago Sun-Times.

Tutje ‘Shaq’ shtoi se ai ka ardhur për fitore dhe trofe në klubin amerikan, si dhe për të sjell përvojën e tij.

“Kjo është për mua gjëja më e rëndësishme në fund të ditës, të punoj shumë në fushë dhe të përpiqemi me këtë ekip, së bashku si ekip, me Georgin së bashku, të jemi të suksesshëm”.

Zyrtare: Xherdan Shaqiri, lojtar i Chicago Fire
Lexo po ashtu Zyrtare: Xherdan Shaqiri, lojtar i Chicago Fire

“Ky është qëllimi im, të sjell këtë përvojë nga Evropa. Të përpiqemi të fitojnë ndeshje dhe t’u japim besim lojtarëve, të përpiqemi të fitojnë trofe, të sjellim trofe te Chicago”, deklaroi Shaqiri.

Shaqiri e ka fituar Ligën e Kampionëve me Bayern Munich dhe Liverpool, ndërsa me klubin anglez ai po ashtu fitoi titullin e kampionit në Ligën Premier, titull që erdhi për klubin pas 30 vitesh.

“Unë jam gjithmonë i uritur për tituj. Unë jam gjithmonë i uritur për trofe. Kjo është arsyeja pse mezi pres, në një vend të ri, të përpiqem gjithashtu të fitoj trofe e të jem i suksesshëm me ekipin tim dhe të gjithë klubin”, nënvizoi Shaqiri.

Shaqiri, tani 30 vjeç, kaloi nga skuadra franceze Olympique Lyon, ndërsa klubi shpreson që me shqiptarin të ketë më shumë tifozë në stadium, pasi rekordi sezonin e shkuar ishte 31,308 tifozë në ndeshjen e e fundit të sezonit.

Shaqiri e di që basketbolli dhe futbolli amerikan janë më të popullarizuara në këtë qytet, por sipas tij Chicago Fire, ka treguar se dëshiron të rritet.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin komenton transferimin e Xherdan Shaqirit në MLS
Lexo po ashtu Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin komenton transferimin e Xherdan Shaqirit në MLS

“Unë mendoj se është një shans i madh dhe një hap i madh përpara nga klubi dhe me këtë duan t’u tregojnë njerëzve në Çikago, [ku] ne e dimë se basketbolli për momentin dhe futbolli amerikan janë më të mëdha se futbolli”.

“Unë dua, dhe mendoj se i gjithë klubi dëshiron që njerëzit [të fillojnë] të shikojnë më shumë futboll, por duhet të jemi të suksesshëm. Kjo është shumë normale në këtë biznes, ku ju dëshironi që njerëzit [tërhiqen më shumë] nga futbolli”.

“Unë mendoj se ky është një hap i madh nga pronari i klubit, që ata duan të ecin përpara për të qenë të suksesshëm”, ka thënë sulmuesi.

Krejt në fund Shaqiri ka thënë se është i befasuar për të mirë me pritej e tifozëve dhe nuk kishte pritur që ishte kaq i njohur në Amerikë.

“Kurrë nuk e kam menduar se populli amerikan më njeh aq mirë dhe do të ishte kështu. Ata (tifozët) janë duke u çmendur. Ata janë vërtet të lumtur që erdha në këtë klub. E vlerësoj këtë dhe shpresoj se edhe unë do të mund t’i bëj ata shumë të lumtur në fushë. Unë e di se çfarë mund të bëj”.

“Erdha që të jem i suksesshëm, të punoj shumë dhe të përpiqem të fitoj trofe me këtë klub”, e ka mbyllur Shaqiri intervistën e tij për mediumin amerikan.

Shaqiri do të jetë një nga lojtarët më të paguar në MLS. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori