LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri mbështeti Dritën në derbin kundër Gjilanit (Foto)

Shaqiri mbështeti Dritën në derbin kundër Gjilanit (Foto)

Xherdan Shaqiri ka shikuar në televizion derbin më të madh lokal në Kosovës, i cili zhvillohet mes Dritës dhe Gjilanit.

Sulmuesi anësor ka treguar edhe njëherë se është fans i skuadrës së bardhekaltër, Dritës.


Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa e ka shoqëruar me një mesazh.

“Derbi. Forza Drita”, ka shkruar Shaqiri në Instagram.

Ndryshe, te dyja skuadrat morën nga një pikë pas rezultatit 1-1. /Telegrafi/