LAJMI I FUNDIT:

Shaqiri flet për Guardiolan, ja çka vlerëson më tepër trajneri spanjoll

Shaqiri flet për Guardiolan, ja çka vlerëson më tepër trajneri spanjoll

Xherdan Shaqiri i është kthyer ditëve që ka kaluar te skuadra bavareze e Bayern Munichut.

Në një prononcim për “Tageswoche”, futbollisti shqiptar ka pohuar se trajneri Pep Guardiola i jep rëndësi më shumë aspektit taktik se atij teknik.


“Me Guardiolan kam kam kaluar kohë të suksesshme, ku fitova titullin e dytë të ligës”, deklaroi Shaqiri, futbollisti i Stoke Cityt.

“Taktikisht është një trajner i madh dhe normalisht që futbollistët mund të mësojnë shumë prej tij”, tha Shaqa.