LAJMI I FUNDIT:

Shala kërkon uljen e çmimit të naftës

Shala kërkon uljen e çmimit të naftës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka mbajtur konferencë për media lidhur me çmimin e naftës në Kosovë.

Shala ka kërkuar që të ketë ulje të çmimit të naftës, duke bërë të ditur se qysh nesër do të hyjë në fuqi edhe urdhëresa, e cila i obligon shitësit e derivateve të ekspozojnë çmimet e secilit produkt, në mënyrë që të ndalohet abuzimi me çmime në dëm të qytetarëve të Kosovës

“Sot, përmes jush dua ti njoftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, që sot kam përgatitur URDHËRESËN e cila do hyj në fuqi qysh nga nesër me të cilën i obligoj të gjithë shitësit e derivateve , d.m.th operatoret ekonomik që mirren me tregtimin e derivateve të naftës që të pasqyrojnë qartë, në dimensione të mëdha , në tabelat elektronike është fjala për tabela të cilat shumica e pikave shitëse i kanë të vendosura nëpër hyrje të pikave të tyre shitëse, në to, do të ekspozohet çmimi për njësi i secilit produkt që ata shesin nëpër këto pika shitëse”, ka thënë Shala.

Ai ka theksuar se qëllimi i kësaj urdhërese është informimi i drejt i konsumatorit për çmimet e produkteve para se ata të hyjnë në pompë për tu furnizuar me derivate të naftës.

MTI: Nuk do të lejojmë abuzimin me çmimet e naftës
Lexo po ashtu MTI: Nuk do të lejojmë abuzimin me çmimet e naftës

“E ritheksoj që mbrojtja e konsumatorit është super prioritet i imi si ministër i MTI. Në vitin 2019 do të vazhdojmë punën në këtë aspekt, dhe do te angazhohemi që të miratojmë ligjin e ri të naftës i cili do të rregullojë këtë treg edhe me tutje. Ritheksojë dhe i sigurojë konsumatorët, qytetarët dhe bizneset se MTI dhe Qeveria e Kosovës pas analizimit të saktë, të plotë dhe të drejt të gjendjes aktuale, do të ndërmarr veprime dhe masa përfshirë dhe ndërhyrjet eventuale për të mos lejuar abuzimin me çmime në dëm të konsumatorëve.

MTI do të mbështet çdo hetim nga ana Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për të ndaluar çdo marrëveshje të fshehtë, kartel apo të hapur të bizneseve në fushën e derivateve të naftës, marrëveshje këto që mund të dëmtojnë qytetarët tonë.

Andaj unë sot nga këtu duke respektuar tregtinë e lirë, me mirëkuptim kërkoj edhe njëherë nga Shoqata e naftëtarëve, Importuesit, shitësit me pakicë që të reflektojnë dhe të zbresin çmimet e derivateve të naftës komfor zbritjeve që kanë ndodhur në berëzën ndërkombëtare”, shtoi Shala.

Ministri më tej shtoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me profesionalizëm është duke analizuar shqetësimet e qytetarëve nga këndi ligjor i mbrojtës së konsumatorit. /Telegrafi/