LAJMI I FUNDIT:

Shala: Jam krenar që veshi fanellën e Kosovës

Shala: Jam krenar që veshi fanellën e Kosovës

Herolind Shala, ishte lojtari më i dalluar në radhët e Kosovës në përballje me Islandën.

Kosova të premten e kaluar u mposht nga Islanda (1-2) në ‘Loro Boriçi’, edhe pse djemtë tonë treguan performancë mjaft të mirë përballë një skuadre që ishte befasia më e këndshme në Evropianin “Francë 2018”.


Shala në një intervistë për KosovaPress, lavdëron paraqitjen e përfaqësueses sonë, madje sipas tij, Kosova ka mundur të shënojë të paktën edhe dy gola. Ai është i bindur se Kosova ka talentë të mëdhenj, dhe sipas Shalës, Kosova në të ardhmen do t’i befasojë të gjithët.

“Ndeshja ka qenë shumë e mirë, 25 minutat e parë kemi luajtur shumë mirë, kemi pasur dhe raste të shënojmë, por pastaj pësuam dy gola të lehta, ndërsa në pjesën e dytë kemi luajtur fantazi”.

“Kemi shënuar gol, kemi pasur edhe dy raste të shënojmë gol, ato kanë qenë 100 përqind, ishim pak të pafat dhe nuk i shfrytëzuam ato raste. Shumë shumë besoj në këtë ekip, kemi talentë, kemi kualitet dhe besojë së në të ardhmen do t’i befasojmë të gjithët”, tha ai.

Shala thotë se është jashtëzakonisht i lumtur që vesh fanellën e Kosovës. Ai thotë se ndihet krenar kur vesh fanellën e shtetit tonë.“Është një ndenje shumë e veçantë për mua, për familjen time, për të gjithët. E ndejë vetën shumë krenar kur e përfaqësojë Kosovën”, ka theksuar Shala.

Ai ka folur edhe për skuadrën e tij aktuale Kasimpasan dhe jetën në Turqi. Shala thotë se është i kënaqur më jetën në Turqi, por jo edhe me paraqitjet tek skuadra turke. Ai nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Kasimpasan në fund të këtij sezoni.

Shala thotë se rreth ofertave merret menaxheri i tij.“Mirë shkon jeta, por nuk kam luajtur rregullisht siç kam pasur qejf, por ta shohim verës së çfarë do të ndodh, a do të transferohem në tjetër klub apo jo. Nuk e di ende. Menaxheri i ndreq ato punë”, ka përfunduar mesfushori i Kosovës.

Shala është një nga futbollistët kryesor tek përfaqësuesja jonë, e cila në qershor do të ndeshet me Turqinë.

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori