LAJMI I FUNDIT:

Shakira rrëfen periudhën më të vështirë të jetës: Rrezikoja ta humb zërin

Shakira rrëfen periudhën më të vështirë të jetës: Rrezikoja ta humb zërin
(Foto: Getty Images)

Pas shtyrjes shtatëmujore, Shakira më në fund e ka nisur turneun El Dorado duke performuar hitet e saja që nga fillet e karrierës.

Mirëpo, muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për këngëtaren kolumbiane.


(Foto: Getty Images)

“Viti i fundit ka qenë një prej periudhave më të vështira në jetën time”, ka thënë Shakira në një intervistë për BBC.

Të gjitha lajmet për Shakiran
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Shakiran

“Kam pasur dëmtim në kordat e zërit. Mund ta imagjinoni, në një moment nuk kam qenë e sigurt nëse do të mund të dal përsëri përpara njerëzve dhe t’i këndoj këngët e mia”, ka rrëfyer 41-vjeçarja.

Ajo është pyetur nëse është dashur t’i nënshtrohet kirurgjisë, mirëpo këngëtarja ka theksuar se e ka tejkaluar problemin pa operacion.

(Foto: Getty Images)

“Mrekullisht, përkundër gjithë parashikimeve të mjekëve, jam shëruar pa intervenim. Të gjithë më thoshin se është dashur të operohem, por lezionet u zhdukën nga kordat e mia zanore”.

“Jam lutur. Kisha harruar të lutem, mirëpo kur kaloni periudha të vështira, menjëherë ju kthehet besimi. Ia premtova Zotit se nëse përsëri do të mund ta përdor zërin tim, do të festoj çdo natë – dhe pikërisht këtë po e bëj”, ka thënë Shakira. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori