LAJMI I FUNDIT:

Shakhtar Donetsk luan për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë

Shakhtar Donetsk luan për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë

Gjigantët ukrainas, Shakhtar Donetsk dolën në fushë të shtunën në mbrëmje për herë të parë që kur Rusia filloi pushtimin e kombit të tyre në fund të muajit shkurt.

Olympiacos ishte mikpritës i klubit ukrainas në Greqi, ndërsa të dy ekipet luajtën një miqësore emocionuese të organizuar për të dërguar një mesazh paqeje, ku në fanella shkruhej “ndaleni luftën”.


Kjo është një nga katër ndeshjet që Shakhtari do të luajë në të gjithë Evropën për të mbledhur fonde për të prekurit nga konflikti i vazhdueshëm.

Gjesti fantastik nga Shakhtar Donetsk: E rikthejnë stadiumin në kufi me Poloninë si strehë për refugjatët, atyre i bashkohen edhe dy klube të mëdha evropiane
Lexo po ashtu Gjesti fantastik nga Shakhtar Donetsk: E rikthejnë stadiumin në kufi me Poloninë si strehë për refugjatët, atyre i bashkohen edhe dy klube të mëdha evropiane

Takimi i së shtunës në Athinë shënoi ndeshjen e parë të Shakhtarit për vitin 2022, pasi pjesa e dytë e sezonit ukrainas u shty për një kohë të pacaktuar pas pushtimit nga Rusia fqinje.

Të gjitha paratë e mbledhura në Athinë do të dhurohen për gjëra humanitare dhe ndihmë në Ukrainë, ndërsa lodrat që u mblodhën do të dhurohen për fëmijët refugjatë.

Gjatë ndeshjes gjithashtu u mbajt edhe një minutë heshtjeje për të nderuar të vrarët në këtë luftë.

Olympiacos doli fitues në miqësoren falë golit të vetëm të Tiquinhos, por drejtori sportiv Christian Karembeu dhe homologu i Shakhtarit, Sergei Palkin, nënvizuan se rezultati ishte i një rëndësie dytësore.

“Ne jemi krenarë që presim këtë ngjarje për të rritur ndërgjegjësimin për luftën. Ne përdorim futbollin si një mjet për paqen”, u tha Karembeu gazetarëve.

“Ne duam të flasim për luftën dhe paqen në Ukrainë në këto ndeshje. Nevoja për t’i dhënë fund kësaj çmendurie dhe për t’u kthyer në jetën normale dhe për të rindërtuar vendin”, shtoi Palkin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori