LAJMI I FUNDIT:

“Sha je be tu folën” nis sezonin e katërt me emra të rinj në kast dhe të qeshura pafund

“Sha je be tu folën” nis sezonin e katërt me emra të rinj në kast dhe të qeshura pafund

Seriali i humorit “Sha je be tu folën” ka nisur tashmë sezonin e tij të katërt.

Pas sukseseve që patën në vazhdimësi tri sezonet e para, seriali i mbushur me skeçe humoristike vjen sërish për shikuesit çdo të diel në RTV Dukagjini.


Pjesë e sezonit të ri janë Edi Kastrati dhe Kushtrim Qerimi, si dhe dy bukuroshet shumë të përfolura të shoubizit vendor: Arta Nitaj dhe Arta Elezaj.

Për to nuk është një risi bashkëpunimi me këta emra të humorit, pasi ata kanë punuar edhe më parë bashkarisht në serialin “O Sa Mirë”.

Nën regjinë e Erison Zymberit, me producentë Ernest Zymberin dhe Ridvan Muratin si dhe skenar të shkruar nga Ard Islami, të qeshurat për publikun nuk mungojnë as në sezonin e ri të “Sha je be tu folën”.

Të dielën është dhënë në transmetim episodi i 54-të me radhë i kësaj serie shumë të suksesshme të humorit. /Telegrafi/