LAJMI I FUNDIT:

Sfidat e para gjysmëfinale në Superligën e femrave në hendboll

Sfidat e para gjysmëfinale në Superligën e femrave në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Të mërkurën e të enjten janë ndeshjet e para gjysmëfinale të ‘play-offit’ në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të mërkurën prej orës 20:30 është ndeshja Istogu – Vushtrria. Ndeshja luhet në Istog, ndërsa skuadra vendase kërkon fitoren e radhës.


Istogu i ka fituar të gjitha ndeshjet në stinorin e rregullt dhe në ‘play-off’ starton prej pozitës së parë. Ka dy fitore ndaj Vushtrrisë dhe tjetër fitore synon të mërkurën mbrëma. Por vushtrriaset, që janë kampione në fuqi, kanë plane të tjera për udhëtimin në Istog.

Vushtrria ka përfunduar pjesën e rregullt në pozitën e katërt me 34 pikë. Skuadra që shënon dy fitore, apo një fitore e një barazim, zë vend në finale.

Në gjysmëfinalen tjetër takohen Prishtina e Ferizaj. Ndeshja e parë është të enjten nga ora 18:00.

Prishtina përfundoi e dyta me 38 pikë, ndërsa Ferizaj ishte i treti me 36 pikë. Në ndeshjen e fundit fitore shënoi Ferizaj, por Prishtina pret të përfitoi nga terreni vendas. Pritet rivalitet dhe ndeshje cilësore.

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori