LAJMI I FUNDIT:

“Sex and the City” më la pa fëmijë, Catrrall shokon me deklaratën

“Sex and the City” më la pa fëmijë, Catrrall shokon me deklaratën

Samantha Jones u bë e famshme si “ngrënësja e hijshme e burrave”, në serialin ikonë të viteve ’90, “Sex And The City”, e më pas në dy prodhimet e suksesshme kinematografike.

Por, Kim Cattrall duket se nuk e ka aq përzemër rolin me të cilin e identifikojnë të gjithë, atë të tre mikeshave të zemrës në film, Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon, nuk i ka pasur kurrë shoqe në të vërtetë.


E ftuar në programin “Life Stories” të Piers Morgan, aktorja 61-vjeçare rrëfeu se orët e gjata në punë për serialin televiziv e kishin penguar të lindte fëmijë. Cattrall tregon se kishte konsideruar t’i nënshtrohej metodës “in vitro” për të mbetur shtatzënë me burrin e saj të tretë, Mark Levinson, me të cilin u martua në vitin 1998.

“Isha në fillim të të 40-ave dhe sapo kisha nisur xhirimet për ‘Sex And The City’. Mundësitë që të mbetesha shtatzënë me këtë lloj metode ishin reale. Por si mund ta bëja unë këtë, kur punoja 19 orë në ditë? E kuptova se producentët kërkonin përkushtim të madh”, tha Kim Cattrall.

Por, ajo që me siguri do të befasojë të gjithë adhuruesit e serialit ikonë është deklarata e Cattrall për koleget, me të cilat ndau setin për gati një dekadë e gjysmë. Kimia që dukej se i bashkonte 4 shoqet e famshme të Nju Jorkut, në fakt nuk ka ekzistuar. Të paktën për 61-vjeçaren, që pohon se nuk ka pasur kurrë shoqëri me to, e se nuk i takon më që prej përfundimit të xhirimeve.

“Kemi qenë gjithmonë vetem kolege. E vetmja gjë që më bashkonte me to ishte ‘Sex And The City’”, deklaroi Kim Cattrall.

Aktorja përjashtoi në mënyrë kategorike mundësinë e interpretimit të Samanthës në një film të ri, duke thënë se e kishte mbyllur këtë kapitull njëherë e përgjithmonë. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori