LAJMI I FUNDIT:

Sevilla nuk i ndahet Real Madridit, fiton ndaj Elches dhe mbetet në garë për titull

Sevilla nuk i ndahet Real Madridit, fiton ndaj Elches dhe mbetet në garë për titull

Sevilla ka shënuar fitore ndaj Elches me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 24-të.

Pjesa e parë edhe pse ishte dinamike, nuk soli gola.


Sevilla golin e epërsisë e gjeti në minutën e 70-të me Papu Gomes që shënoi për 1-0 pas një aksioni të bukur individual.

Vetëm pas shtatë minutash ishte Rafa Mir ai që shënoi për 2-0 pas asistimit të Anthony Martial.

Me këtë fitore Sevilla ka 50 pikë, tri më pak se Real Madridi që është lider në La Liga./Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore