LAJMI I FUNDIT:

Sevdai Radogoshi kujton kohën kur iu bë ftesa për të kryer obligimin ushtarak në Zagreb: Luajta rolin jetësor që t’i bindja që nuk isha i aftë

Sevdai Radogoshi kujton kohën kur iu bë ftesa për të kryer obligimin ushtarak në Zagreb: Luajta rolin jetësor që t’i bindja që nuk isha i aftë

Aktori i njohur i humorit, Sevdai Radogoshi është padyshim një prej emrave më të suksesshëm më të njohur në artin shqiptar.

Radogoshi prej vitesh ka lënë gjurmë me personazhe të ndryshme të cilat i portretizon dhe sjell për publikun.


Në një postimi të fundit në rrjete sociale, Sevdai ka kujtuar hapat e parë të aktrimit dhe ftesën që i ishte bërë për të shkuar në ushtri.

Foto: Arkiv

Ai kujton se në vitin 1985 e kishte të pamundur të pranonte ftesën për të shkuar ushtar në Zagreb, kjo sepse ishte babai i dy fëmijëve, kishte babanë e moshuar dhe ishte I vetmi fëmijë që punonte për të mbajtur shtëpinë me dhjetë anëtarë.

Tutje, aktori tha se iu desh që të luante rolin jetësor në mënyrë që të bindte ushtrinë e Jugosllavisë që nuk është i aftë për ta kryer dhe të kthehej në shtëpi për të punuar.

Roli që humoristi luajti ishte “Sulo Tarazan” që sipas tij arriti që ta mashtronte ushtrinë serbe dhe nga 15 muaj detyrim ushtarak ai i kreu për një muaj.

Foto: Sevdai Radogoshi/Instagram

Më poshtë postimi i plot i Sevdai Radogoshit:

Viti 1985, ushtar në Zagreb!
Kur më erdhi ftesa që të shkoj ushtar, isha baba i dy fëmijëve dhe në pritje të fëmijë së tretë! Nuk doja të shkoja në ushtri sepse babanë e kisha të moshuar dhe isha i vetmi fëmijë që punoja për ta mbajt shtëpinë me 10 anëtarë! Mua mu deshtë të luaja një rol jetësor që të bindi ushtrinë Jugosllave që nuk jam i aftë për të kryer ushtrinë, dhe të kthehesha në shtëpi për të punuar!
– Ky ishte roli im në ushtrinë e Jugosllavisë me nofkën “Sulo Tarzan” (me njërin sy të mbyllur). Aktrimin e bëja të ngjashëm me rolin e njohur të sodit “Uka”.
Me këtë rol arrita të mashtroj të gjithë ushtrinë Jugosllave duke filluar nga rreshteri deri te neuro psikiatri dhe të mbaroj ushtrinë për një muaj, ku detyrimi ushtarak ishte të kryheshin 15 muaj të obligueshme!…dhe pastaj u veteshpalla doktor i aktrimit.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kompania e Kim Kardashian zbulon aksidentalisht masën e saj, ndërsa ajo modelonte bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”

Kompania e Kim Kardashian zbulon aksidentalisht masën e saj, ndërsa ajo modelonte bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Kalo në kategori