LAJMI I FUNDIT:

Sesioni live në “Rave” për muajin gusht përmbyllet me Mr. Blanco

Sesioni live në “Rave” për muajin gusht përmbyllet me Mr. Blanco

Muaji gusht në sesionin live të “Rave” po përmbyllet me Mr. Blanco.

Këtë të diel mund ta ndiqni livestream nga ora 20:00 në Facebook në faqen zyrtare të Rave Travel.


Një djalë i ri, i pasionuar pas artit që në moshë të vogël. I inspiruar nga një event i vitit të ri në M Club, ku ai pa një set magjik nga dy legjenda te New York-ut ‘Secret 47’ dhe ‘Noki’.

I pasionuar pas instrumenteve frymore shqiptare, ai në DJ setet e tij ka sjellë gjithmonë tinguj gjallërues, emocional dhe të përshtatshëm për çdo kohë, ku gjatë performancave të tij në klubet më të njohura mbarëshqiptare.

Muzikat e luajtura nga ai, kanë qenë të padëgjuara më parë dhe një risi për muzikën elektronike në Kosovë.

Këtë të diel, duke filluar prej orës 21:00, ju mund të ndiqni performancën e tij edhe në faqen zyrtare të Telegrafi Magazina në Facebook. /Telegrafi/