Në një prononcim për Telegrafin, Genci, thotë se është në pritje të ofertave nga muaji janar, pasi që tani do t’i skadon kontrata me bardh e kaltërtit.

“Kontrata ime me Dritën do të skadojë pas ndeshjes së Kupës. Nga tani jam lojtar i lirë, dhe në pritje të ofertave. Deri më tani tretmani në Dritë nuk ka qenë i mirë për mua dhe kjo është arsyeja kryesore që do të largohem nga këtu”, tha Sermaxhaj për Telegrafin.


“Nëse do të ndryshoj diçka për të mire, unë atëherë do të ulem dhe të bisedoj me kryesin, nëse vazhdon në këtë gjendje siç është tani, unë do t’i shqyrtoj ofertat që do të më vijnë nga skuadrat kosovare por edhe nga jashtë shtetit për të vendosur se ku do të vazhdoj karrierën”, përfundoi Sermaxhaj./Telegrafi/
 

telegrafi sport app