LAJMI I FUNDIT:

Seriali “Rrushe” u transmetua me titra shqip nga Top Channel – Fatmir Spahiu: Të evidentohen gjëra të tilla, por pa krijimin e ndarjeve dhe përçarjeve mes nesh

Seriali “Rrushe” u transmetua me titra shqip nga Top Channel – Fatmir Spahiu: Të evidentohen gjëra të tilla, por pa krijimin e ndarjeve dhe përçarjeve mes nesh

Aktori i mirënjohur shqiptar, Fatmir Spahiu-Bufi ka reaguar në lidhje me titrimin shqip të serialit “Rrushe” nga Top Channel.

Reklama

Përmes një postimi në Facebook, aktori fillimisht këtë e quajti një markreting të madh për serialin që është prodhimi nga Kosova.

Spahiu tutje tha se transmetimi i serialit në një televizion të Shqipërisë është një avansim i vonuar, pasi për dallim prej prodhimeve audivizuele shqiptare që kanë patur dhe kanë gjetur treg në Kosovë, njëjtë nuk ka ndodhur edhe me ato të Kosovës në Shqipëri.

Foto: Fatmir Spahiu/Facebook

Aktori mes tjerash tha se çështje të tilla duhet të evidentohen dhe të trajtohen, por pa patur për qëllim të krijojnë ndarje dhe përçarje.

Top Channel i vendosi titra shqip, aktori i serialit “Rrushe”, Shkumbin Istrefi mirëpret veprimin
Lexo po ashtu Top Channel i vendosi titra shqip, aktori i serialit “Rrushe”, Shkumbin Istrefi mirëpret veprimin

Më poshtë postimi i plotë i Fatmir Spahiut:

Mirëmëngjesi njësha,

Dmth marketing më i madh një produkti audiovizuel kosovar, s’ka mujte më ju bë se sa kjo me këtë përkthim serialit në fjalë në Top të Shqipërisë.

Këtu e shoh një problem, bëhet fjalë për përkthim dhe adaptim e jo për subtitles apo titrim, këtu fle lepuri dhe ndodh ofendimi.

Gjithsesi, është avansim, më shumë vonesë, i shfaqjes së produkteve shqiptare te Kosovës në TV të rëndësishëm të Shqipërisë. është për me i zgurdullu sytë dhe me mendu përditë se si prodhimet audiovizuele të Shqipërisë kanë gjet dhe kanë patur treg Kosovën dhe troje tjera jashtë dhe diasporën e tyre, kurse prodhimet tona kurrë nuk e kana pas treg Shqipërinë, kam pas shkru për këtë para 8 mijë vejte por sasi…

Eshtë e thjeshtë kjo punë dhe qëndron tek dashuria e pa kusht që ne kemi për Shqipërinë e vogël.

Në Kosovë është ditë kush është nënkryetar i Kuvendit të Bashkisë së Librazhdit kurse nga ana tjetër ka njerëz me shumicë që kurrë nuk e kanë vizituar ta them Lidhjen Shqiptare te Prizrenit.

Kjo lloj qasje hyn në kategorinë “Unë duj Rrahimin, Rrahimi duj veten”

Gjithsesi është detyrë e jona që ne t’i flasim këto gjëra dhe probleme çdo ditë, t’i evidentojmë ato, t’i trajtojmë, por asnjëherë në drejtim të krijimit të ndarjeve dhe përçarjeve në mes nesh, se sbënë!

Shqipëria është e jona, e tyre, por më së shumti e atyre që kanë derdh gjak për këtë flamur për me pas na mundesi me palavite muhabete të tilla!

“Rrushe” është një serial i mirë, luajnë disa aktor te shkëlqyeshëm, ju ftoj ta shikoni.

/Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian merr vëmendjen me linjat trupore në Berlin, ndërsa era ia tund flokët dhe e bën të duket më atraktive

Kim Kardashian merr vëmendjen me linjat trupore në Berlin, ndërsa era ia tund flokët dhe e bën të duket më atraktive

Magazina
E njohur për figurën e admiruar trupore, Ana Kabashi josh në pozat me bikini

E njohur për figurën e admiruar trupore, Ana Kabashi josh në pozat me bikini

Magazina
Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Blero i bën një dedikim emocional të dashurës së re për ditëlindje: I yti që nga prekja e parë, i yti përjetësisht

Magazina
Camila Cabello dhe Shawn Mendes ndahen për herë të dytë

Camila Cabello dhe Shawn Mendes ndahen për herë të dytë

Magazina
Pjesë e një filmi bashkë, Olta Gixhari publikon foto përkrah Luiz Ejllit

Pjesë e një filmi bashkë, Olta Gixhari publikon foto përkrah Luiz Ejllit

Magazina
Babai i Justin Bieber kritikohet për mesazhin homofobik që bëri gjatë muajit të krenarisë

Babai i Justin Bieber kritikohet për mesazhin homofobik që bëri gjatë muajit të krenarisë

Magazina
Kalo në kategori