LAJMI I FUNDIT:

Seria Black Shark 5 arrin në tregun global, të disponueshëm dy modele për “gejmerë”

Seria Black Shark 5 arrin në tregun global, të disponueshëm dy modele për “gejmerë”

Black Shark 5 është seria e telefonave të dedikuar për “gejmerët” që ka filluar “turneun botëror”, e në paletën e ofertës janë edhe dy modele shumë të kërkuara.

Blerësit do të mund të zgjedhin mes modelit bazë dhe atij Pro, kurse RS nuk figuron fare në ofertë. Telefonat e lartpërmendur janë pak a shumë të ngjashëm, të dy kanë ekran AMOLED 6.7-inç FHD+ me rezolucion dhe frekuencë freskimi prej 144 Hz, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu dy pajisjet i vë në funksion procesori Snapdragon, e dallimi është se Pro posedon procesor Snapdragon 8 Gen 1 që është më i shpejtë sesa versioni standard pra nga 5.500 MHz në 6.400 MHz, derisa modeli bazë ka procesion Snapdragon 870.

Përveq kësaj të dy pajisjet përdorin JoyUI 13 bazuar në Android 12. Black Shark 5 kushton 650 euro (8/128 apo 12/256 GB), derisa Black Shark Pro 5 800,900 dhe 1.000 euro varësisht nga perfomansat (8/128 GB, 12/256 GB, 16/256 GB).

Pro posedon kamerë prej 108 MP, derisa modeli bazë ka 64 MP kamerën kryesore. Gjithashtu Pro ka makro kamerën më të mirë prej 5 MP. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Kalo në kategori