LAJMI I FUNDIT:

Serena Williams: Po jam fejuar me afaristin armeno-amerikan

Serena Williams: Po jam fejuar me afaristin armeno-amerikan

Zyrtarisht e fejuar dhe në prag të martesës. Tenistja Serena Williams lajmëroi se së shpejti do të martohet me themeluesin e sajtit ‘Reddit’, Alexis Ohanian.

Ajo krijoi një grup në sajtin e tij ku shkroi “Unë thashë po”. Çifti janë bashkë prej afro një viti dhe propozimi për martesë ju bë në Romë të Italisë, qytet ku dhe u takuan.


Mbretëresha e tenisit shkroi në postimin e saj, “U ktheva në shtëpi pak vonë. Dikush kishte përgatitur një çantë për mua. Një karrocë më priste. Destinacioni: Romë. Sërish aty, ku yjet tona u gjetën për herë të parë. Tani mbyllet qarku në të njëjtën tavolinë ku u njohëm rastësisht”.

Ohanian, vjen nga një familje armeno-amerikane dhe është bashkëthemelues i sajtit ‘Reddit’, një ndër më të përdorurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/