Ani se këtë vit pati një rritje të eksporteve në Kosovë, prodhuesit vendor së fundmi nuk po arrijnë të realizojnë porositë në shtetet evropiane, sidomos në Gjermani dhe Zvicër.
Kjo për shkak që Serbia ka vendosur barriera ndaj prodhuesve kosovarë për kalimin transit të mallrave në këto vende evropiane.
Për këto barriera të vendosura nga autoritetet serbe, veçmas pas kërkesës së Kosovës për barazi në CEFTA, ende nuk dihet nëse do të merret ndonjë veprim reciprok nga autoritetet kosovare, ani se ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paralajmëruar adresimin e këtyre barrierave te partnerët në Bruksel.
Në anën tjetër ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj ka kërkuar veprime të shpejta nga Qeveria e Kosovës për t’i zgjidhur barrierat e vendosura nga Serbia.
Mulaj po ashtu kërkon prej qeverisë aktuale që të bëjë më shumë presion ndaj shtetit fqinjë, në këtë rast Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-së.
“Nuk është problem i këtyre ditëve, është problem, pothuajse që nga pavarësia e Kosovës për shkak se Serbia nuk i njeh dokumentacionin zyrtarë, për shkak se Serbia nuk i njeh dokumentacionin zyrtarë të institucioneve, sidomos certifikatave fito-sanitare, sanitare dhe certifikatat tjera që janë me vulat e Republikës së Kosovës. Çdo produktet që kërkohet nga Bashkimi Evropian, automatikisht shkruan në tiketën e tyre produkti nga e ka origjinën. Dhe Serbia këtyre produkteve iu qet probleme dhe realisht pos lëndës së parë që e merr prej Kosovës, pavarësisht se çfarë dokumentacioni ka, çdo produkt tjetër që është produkt i përpunuar ose produkt final që ka në destincaion Serbinë apo vendet e Bashkimit Evropian kanë barriera, që në një mënyrë nuk ka mundësi që t’i tejkalojnë bizneset dhe eksportet e tyre të realizohen. Unë përgëzoj ministren për letrën që i ka dërguar sekretariatit të CEFTA-s, por pa vullnetin politik të Qeverisë së Kosovës dhe të shumicës të anëtarëve që janë pjesë e CEFTA-s, është problem të realizohen. Por, ka mundësi të tjera që Kosova ta realizoj këtë të drejt përmes presionit”, theksoi Mulaj.
Profesori universitar, Muhamet Sadiku thotë për KosovaPress, se Kosova gjithnjë vazhdon të përballet me probleme të mëdha për këmbim tregtar me vendet tjera, sidomos në realizimin e eksportit nëpërmjet Serbisë.
Derisa, sipas tij, Serbia pa asnjë problem realizon eksportin e saj në tregun e Kosovës.
“Edhe përkundër synimeve të qarta dhe dakordimeve, Kosova gjithnjë vazhdon të përballet me probleme të mëdha për këmbim tregtar me vendet tjera, sidomos në realizimin e eksportit nëpërmjet Serbisë. Sepse Serbia nuk është e gatshme që t’u nënshtrohet rregullave të këmbimit tregtar. Në anën tjetër Serbia lirshëm e realizon eksportin e saj në tregun e Kosovës. Kështu Kosova gjithnjë vazhdon të jetë nën ndikimin e masave asimitrike tregtare dhe sigurisht që këto masa të cilat i ndërmerr Serbia, janë pengesë e madhe për penitrimin e eksportit të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian. Prandaj, pa tejkalimin e këtyre problemeve nuk mund të flitet për bashkëpunim tregtarë të lirë. Kosova gjithnjë e ka ngritur zërin në shumë takime që janë mbajtur në CEFTA lidhur me këto pengesa. Askush nuk qan kokën në nivelin ndërkombëtar për këto pengesa me të cilat prodhuesit kosovarë gati çdo ditë përballen. Kështu që Kosova ka gatishmëri që t’i respektoj raportet tregtare me të gjitha vendet fqinje, mirëpo në anën tjetër Serbia vazhdon me deskrusion tregtar që është bërë pengesë e madhe për realizimin e këmbimit tregtarë të Kosovës”, thotë Sadiku.
Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk kanë treguar se kur pritet ta adresojnë këtë çështje në Bruksel dhe sa janë dëmet deri tash ndaj bizneseve.
Kurse, në Doganën e Kosovës kanë thënë për KosovaPress se kjo çështje i takon MINT-it.
Ditë më parë Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s ka refuzuar kërkesë e Kosovës që në këtë marrëveshje të përfaqësohet papërfshirjen e UNMIK-ut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bislimi pas marrëveshjes KEDS - Elektrosever: Tash duhet edhe hapa tjerë për t'i dhënë fund ilegalitetit në mospagesë të rrymës në veri

Është koha ta vizitoni kryeqytetin piktoresk të Evropës

Një botë e tërë e lodrave në Viva Fresh Store për festat e fundvitit!

VitaLand shndërrohet në vend të përrallave për festat e fundvitit

Ngrohtorja solare, nënshkruhet marrëveshja mbi 80 milionë euro mes MFTP-së dhe Termokosit

Marketit të ndërtimit në ALBI MALL i bashkohen edhe Marigona Hill, BUTRINTI Group dhe Telegrafi Real Estate

Shitet banesa me 74m2 në Albi Residence në Gjilan ID-163

Gjithçka që ju duhet për zhvillimin e biznesit tuaj – lokale me qera në lagjen Arbëria ID-152

Hapësirë e përshtatshme për zyre në qendër të Pejës ID-251

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Inteligjenca artificiale krijon skuadrën më të mirë në histori të futbollit me pesë lojtarë

I kërkuam Inteligjencës Artificiale që të zgjidhte debatin Ronaldo vs Messi njëherë e përgjithmonë, përgjigjet janë befasuese

Në njërin prej tyre, pista pastrohet në vetëm 11 minuta - pse disa aeroporte e përballojnë borën më mirë se të tjerët?

Festimi i Bellingham: Nga vjen dhe çfarë do të thotë për të?

Melinda Ademi të hënën në Big Brother VIP Kosova 2

Tri punët më të mira për njerëzit në depresion