LAJMI I FUNDIT:

Serbi i Beogradit me shqipe të kulluar: Përmes këngëve zbulova bukurinë e gjuhës shqipe (Video)

Serbi i Beogradit me shqipe të kulluar: Përmes këngëve zbulova bukurinë e gjuhës shqipe  (Video)

Në konferencën për shtyp të ‘Skënderbeut’ në Beograd, ra në sy, veç të tjerave, edhe një shqipe e kulluar e përkthyesit në krah të trajnerit shqiptar.

Ai quhet Filip Vukadinoviq dhe është nga të paktët serbë që ka ngulmuar për të studiuar gjuhën shqipe.

“Kam dëgjuar një këngë në Youtube dhe thjesht më pëlqeu gjuha. Më pas, vazhdova të dëgjoja këngë të tjera dhe zbulova bukurinë e gjuhës shqipe. Krejt rastësisht, zbulova që kishte katedër të gjuhës shqipe në Beograd. Vendosa të regjistrohem aty. Kam studiuar në Beograd gjuhë dhe letërsi shqipe dhe më pas u regjistrova për master në Tiranë. Masterin e kam përfunduar për gjuhësinë e sotme të shqipes. Në fillim ishte e çuditshme, pasi të gjithë më pyesnin pse zgjodha shqipen, por u mësova me këto pyetje”, shpjegon Filip Vukadinoviq, raporton TCH.


Përkthyesi zyrtar i Skënderbeut ka lindur në Sarajevë, por u largua prej luftës, duke u rritur në Beograd. Jeta më pas e çoi në 3 vitet e fundit në Tiranë.

Filipi e ka të vështirë të vendosë se me kë do të jetë tifoz të enjten, me Skënderbeun apo me Partizanin.

“Emocionet i kam të përziera. As vetë nuk e di se si ndihem, pasi kam pak kohë që jam kthyer nga Shqipëria dhe gjysma ime është në Tiranë”, thotë Filipi.

Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori