LAJMI I FUNDIT:

Senati në minutën e fundit shmang mbylljen e qeverisë amerikane – miraton një buxhet të përkohshëm

Senati në minutën e fundit shmang mbylljen e qeverisë amerikane – miraton një buxhet të përkohshëm

Senati amerikan ka miratuar paketën e financimit prej 1.2 trilion dollarësh pas një marrëveshjeje të minutës së fundit, duke shmangur kështu një mbyllje të pjesshme të qeverisë.

Bëhet e ditur se paketa financon një sërë operacione kritike të qeverisë, duke përfshirë ato të Departamentit të Mbrojtjes, Sigurisë Kombëtare, Punës, Shëndetësisë, Shërbimeve Njerëzore, Arsimit, Shtetit, dhe Degës Legjislative.


Përpara votimit përfundimtar, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schummer, tha se “nuk është diçka e vogël të realizohet një financim si ky në një qeveri të ndarë. Muajt e fundit kanë treguar sërish se kur ka vend për të punuar, ne mund ta kryejmë punën”.

Tani legjislacioni i miratuar do të shkojë në tavolinën e presidentit Joe Biden për nënshkrim, shkruan CNN.

Ndryshe, votimi shënon një moment të rëndësishëm në Capitol Hill, pasi përfundon një proces të zvarritur të ndarjeve buxhetore dhe rezulton me sukses edhe pas përpjekjeve të ndërprera nga mosmarrëveshjet politike partiake.

Ndërsa votimi ndodhi pas mesnatës, veprimi i Senatit ka parandaluar në mënyrë efektive çdo gabim në financimin ose funksionimin e qeverisë. /Telegrafi/